Gama e pirunëve ngritës elektrikë me 4 rrota CA Cesab 80V ndihmon në arritjen e niveleve më të larta të rendimentit në vendin e punës.
Është e disponueshme një gamë e plotë, duke filluar nga një model kompakt prej 2000 kg deri në një version për punë të vështira prej 5000 kg. TKapacitetet B625 dhe B630, prej 2500 dhe 3000 kg, janë të disponueshme në versionet L që kanë një bosht të ndërmjetëm rrotash më të gjatë. Kjo lejon bateri më të mëdha për operacione edhe më të gjata pune.
B600 është projektuar për të trajtuar me lehtësi operacionet me disa turne. Nxjerrja opsionale e baterive në pjesën anësore bën që kamionët të jenë idealë për operacione me intensitet të lartë, veçanërisht në logjistikë dhe shpërndarje.
Këta karrelë elektrikë me katër rrota janë një alternativë e fuqishme e modeleve me naftë ose gaz të lëngshëm, mbasi me mbrojtjen opsionale të motorit, mund të funksionojnë brenda dhe jashtë, pa asnjë rrezik dëmtimesh të shkaktuara nga uji.
Seria B600 paraqet teknologjinë ekskluzive Intelligent Mast Design (IMD) të Cesab-it për një shikueshmëri dhe një kohëzgjatje optimale. Sensorët e shtyllës mbajtëse monitorojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe lartësinë e ngritjes për një siguri më të lartë.
Një zgjedhje e gjerë e shtyllave mbajtëse e bën mdelin B600 të përshtatshëm për çdo përdorim. Lartësia maksimale e ngritjes e disponueshme është 6500 mm.